Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klopp: Nuk jam palaço

Jurgen Klopp ka pohuar se ai nuk është palaço përkundër natyrës dhe optimizmit që ka shprehur ai për Liverpoolin që nuk po kalon në formë të mirë.

Djelmoshat e Kloppit kanë arritur vetëm dy fitore në 12 ndeshjet e fundit, ndërsa trajneri gjerman është kritikuar për optimizmin e tij që ka shprehur gjatë këtyre ndeshjeve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nuk jam palaço edhe pse të tjerët mendojnë kështu”, ka thënë Klopp në konferencën për media. “Nuk qeshi si i çmendur. Unë jam person normal”.

“Të gjithë jemi të ndikuar nga përvojat tona. Pra pse më duhet të jem në disponim të njëjtë siç isha në fillim të sezonit? Nuk po injorojmë problemet që kemi”.