Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp thotë se është shumë i kënaqur me performancën e ekipit të tij, megjithatë jo edhe me rezultatin.
Ekipi i tij pësoi humbje prej 3 me 0 në Camp Nou nga Barcelona, me golat e shënuar nga Suarez dhe dy herë shënoi Leo Messi, transmeton Koha.net.
“Futbolli është kështu. Nuk merrni grada, vetëm rezultate të vështira. Gjithçka ka të bëjë në shënimin e golave. Performanca ishte shumë e mirë, djemtë luajtën një super ndeshje”, është shprehur Klopp, që shtoi se, “kundër një ekipi si Barcelona disa momente janë të mjaftueshme për t’i dhënë mundësi të mira. Jam shumë i lumtur me performancën, por jo shumë i lumtur me rezultatin, por duhet ta pranojmë këtë”.
Klopp thotë se nuk e di nëse ekipi i tij mund të luajë më mirë se aq.
“Nuk e di nëse mund të luajmë më mirë se aq, të jem i sinqertë. Por, ne do të luajmë sërish”, thotë Klopp. “Nuk ka festë në zhveshtore, kjo është e sigurt. Nuk ia kemi lehtësuar jetën vetes me rezultatin, por luajmë pas tre ditësh me Newcastle dhe ajo ka më shumë rëndësi”.