Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp pret ndeshje shumë të vështirë në Madrid. Kampioni në fuqi, Liverpooli, takohet me Atletico Madridin të martën mbrëma (21:00) në “Metropolitano”, në ndeshjen e parë të një të tetës së finales së Ligës së Kampionëve. Ndeshja e kthimit luhet në “Anfield” më 11 mars.
“Atletico do të mundohet të shfrytëzojë rastin që ka. Është një ndeshje e barabartë. Atletico luan në shtëpi, ndërsa ne do të mundohemi të shfrytëzojmë përvojën nga e kaluara”, ka thënë Klopp për sajtin zyrtar të Liverpoolit. Ai e di që Atletico e Simeones luan shumë më mirë si vendas, transmeton Koha.net.
“Te Atletico krijojnë atmosferë dhe e shfrytëzojnë atë. Është ekip shumë agresiv, e tërë çasja është shumë agresive. Duhet të jemi të gatshëm për këtë”, ka shtuar trajneri gjerman.
Derisa Liverpooli udhëheq në Premier League dhe po marshon sigurt drejt titullit, Atletico Madridi është vetëm në vend të katërt në La Liga.
-
Liverpooli është gati sërish për stilin e papërshtatshëm të Atleticos
-
Klopp shpreson në një paraqitje të jashtëzakonshme në “Anfield” kundër Atleticos
-
Klopp: S’besoj se Simeone është i lumtur që do të përballet me Liverpoolin
-
Tjetër superndeshje në Madrid
-
Një e teta e finales me derbin e Madridit në qendër