Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp po shpreson në një paraqitje të jashtëzakonshme të futbollistëve të tij të mërkurën mbrëma në “Anfield” në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madridit.
Kampioni në fuqi, Liverpooli ka pësuar humbje 1:0 në ndeshjen e parë ndaj Atleticos.
“Nesër mbrëma do të jetë ndeshje ku duhet të tregojmë se çfarë kemi mësuar nga dueli i parë në Madrid dhe të dëshmojmë se vërtetë duam të kalojmë tutje. Ka shumë mundësi për ne, por kundër një skuadre kualitative, do të jetë e vështirë t’i gjejmë ato”, ka thënë Klopp. “Tifozëria jonë do të jetë avantazh dhe duhet të tregojmë një paraqitje të jashtëzakonshme në fushë në të gjitha repartet, nëse duam të arrijmë çerekfinalen”.
-
Liverpooli është gati sërish për stilin e papërshtatshëm të Atleticos
-
Klopp: Mirë se vini në Anfield, nuk ka përfunduar ende
-
Klopp i përgatitur për ndeshje të vështirë në Madrid
-
Klopp: Eliminimi nga Liga e Evropës mund ta ndihmojë Liverpoolin të përqendrohet në ligë
-
Klopp: Humbja 3:0, plotësisht e merituar