Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klitschko i bashkohet luftës kundër paraqitjes së rusëve në Lojërat Olimpike

Fituesi i medaljes së artë olimpike, Wladimir Klitschko, i është bashkuar luftës së Ukrainës kundër planeve të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) për të lejuar disa sportistë të Rusisë të garojnë në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.

Ish-kampioni i kategorisë së rëndë në boks sugjeroi në një video-mesazh të publikuar të martën se drejtuesit e sportit do të jenë “bashkëpunëtorë të luftës”, nëse sportistët nga Rusia dhe aleatja e saj ushtarake, Bjellorusia, do të garojnë në Lojërat Olimpike të ardhshme.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar përcaktoi javën e kaluar rrugën për rusët dhe bjellorusët, ata që nuk e kanë mbështetur hapur luftën, për kualifikim në Paris. Pas 18 muajve në ngjarjen e madhe ata pritet të garojnë si sportistë neutralë pa flamur apo himn.

Pritet që rusët të paraqiten në ngjarjet kualifikuese në Azi.

Në shkurt të vitit të kaluar IOC-ja zbuti qëndrimin fillestar që organet sportive të përjashtojnë Rusinë dhe Bjellorusinë nga ngjarjet ndërkombëtare. Kjo ngjalli zemërim në Ukrainë, që paralajmëroi bojkotimin e Olimpiadës së Parisit.

Edhe IOC-ja konfirmon se rusët e bjellorusët mund të garojnë si neutralë në Olimpiadë Sport IOC-ja konfirmon se rusët e bjellorusët mund të garojnë si neutralë në Olimpiadë

Deklarata njëminutëshe e Klitschkos, e filmuar pranë ndërtesave të dëmtuara nga bombat, filloi me fjalinë “I dashur Thomas Bach”. Kjo shihet një thirrje e drejtpërdrejtë për presidentin e IOC-së.

“Bota po ju shikon, historia do t'ju gjykojë. Fat të mirë me vendimin tuaj”, tha Klitschko në reagimin e fundit nga Ukraina, duke u përpjekur ta lidhë Bachun me zhvillimet olimpike për Rusinë.

Presidenti ukrainas Volodomyr Zelenskyy e ftoi drejtpërdrejt Bachun javën e kaluar për të vizituar Bakhmutin, një qytet i shkatërruar në vijën e frontit aktual të luftës. Këshilltari i tij Mykhailo Podolyak i dha fund një kritike të ashpër ndaj IOC-së në Twitter me fjalët “Apo, zoti Bach?”

“Ju jeni përfaqësuesi i vlerave universale të tolerancës dhe paqes”, i tha Klitschko përmes kamerave Bachut, i cili gjithashtu fitoi medaljen e artë olimpike, në skermë. “Unë ju them: rusët janë kampionë olimpikë në krimet kundër civilëve”.

Klitschko, i cili fitoi medaljen e artë në kategorinë super të rëndë në Lojërat Olimpike “Atlanta 1996”, vazhdoi me fjalët: “ Ju nuk mund të vendosni emblemën tuaj olimpike mbi këto krime, sepse do të jeni bashkëpunëtor me këtë luftë të neveritshme”.

Edhe Nuk pritet të ketë Olimpiadë për Rusinë Sport Nuk pritet të ketë Olimpiadë për Rusinë

Vëllai i madh i Klitschkos, Vitali, është kryebashkiak i Kievit dhe gjithashtu ish-kampion i kategorisë së rëndë. Ata u trajnuan dhe boksuan për pjesën më të madhe të karrierës së tyre profesionale në Gjermani, vendlindjen e Bachut.

Duke iu përgjigjur kritikave, IOC-ja tha se “hedh poshtë fuqishëm këtë deklaratë dhe deklaratat e tjera shpifëse”.

“Ato nuk mund të shërbejnë si bazë për ndonjë diskutim konstruktiv”, tha Komiteti Olimpik, i cili ka përmendur një “mision bashkues” që të gjitha 206 ekipet kombëtare të garojnë së bashku në mënyrë paqësore.

IOC-ja gjithashtu ka vënë në dukje shqetësimet për të drejtat e njeriut, duke thënë se sportistët nuk duhet të përballen me diskriminim bazuar vetëm në pasaportën e tyre.

Edhe Rruga e Rusisë drejt Olimpiadës 2024 merr formë, Ukraina kundërshton Sport Rruga e Rusisë drejt Olimpiadës 2024 merr formë, Ukraina kundërshton

Udhëzimi i IOC-së duhet të vlerësohet nga organet qeverisëse që mbikëqyrin shumicën e 32 sporteve që janë në programin e Lojërave të Parisit. Skuadrat ruse tashmë nuk mund të kualifikohen për turnetë olimpikë të futbollit për shkak të një ndalimi ndërkombëtar nga FIFA, e cila përmendi shqetësimet e sigurisë dhe mundësinë që disa kundërshtarë të refuzonin të luanin.

Sportet kryesore olimpike si atletika dhe noti përjashtuan rusët dhe bjellorusët menjëherë pas fillimit të luftës. Por tenisi dhe çiklizmi i kanë lejuar ata të garojnë si neutralë.