Thyerje e barrierës prej dy orëve në vrapim të maratonës është sikur "të shkelësh në Hënë", thotë Eliud Kipchoge. Mirëpo ai nuk ka dyshim se do të arrijë këtë në tentimin e tij të radhës, shkruan BBC.
Keniasi 34-vjeçar shpreson të bëhet atleti i parë që vrapon maratonën (42 kilometra e 195 metra) për më pak se dy orë. Ai synon ta bëjë këtë në "Ineos 1:59 Challenge" në Vjenë, në tetor, transmeton Koha Ditore.
Ai mban rekordin e botës në maratonë me kohë 2:01:39 orë, por tentimi i tij nuk do të jetë i njohur si rekord zyrtar, pasi do të asistohet nga mbajtës të tempit që do të futen dhe dalin nga gara vazhdimisht.
"Unë nuk kam fare dyshime", thotë Kipchoge.
Kipchoge, që ka fituar maratonën e Londrës për herë të katërt këtë vit, regjistroi kohë 2:00:25 orë në një tentim të tillë në shtegun e Formula 1 në Monza të Italisë në vitin 2017.
Edhe
Keniani Kipchoge thyen rekordin në maratonë
Tentimi i radhës i tij do të jetë në parkun “Prater” në kryeqendër të Austrisë, ku Kipchoge do të vrapojë xhiro në një shteg të rrafshët prej 9.6 kilometrave.
"Kalimi i barrierës prej dy orëve është sikur të shkelësh në hënë, të ngjitesh te mali më i lartë apo të futesh në mes të oqeanit", ka thënë Kipchoge...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)