Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kipchoge: Cheptegei mund të bëhet atleti më i shpejtë

Joshua Cheptegei pritet të vrapojë në maratonën e parë, por dy herë kampioni Olimpik, Eliud Kipchoge, beson se atleti nga Uganda mund të bëhet më i shpejti në botë për distancën 5 mijë metra.

Cheptegei fitoi të artën në 5 mijë metra vrapim në lojërat olimpike “Tokio 2020”, dhe e mban rekordin për atë distancë dhe për 10 mijë metra vrapim.

Keniani Kipchoge e ka përkrahur Cheptegein para se 27-vjeçari të debutojë të dielën në Valencia.

“Ai mban rekordin edhe në gara të tjera dhe ka shans që ta thyejë rekordin botëror në këtë maratonë”, ka thënë Kipchoge për “BBC Sport Africa”.

“Joshua është i talentuar dhe i disiplinuar. Jam i lumtur që Joshua do të provohet në një terren të ri. Do ta shikoj dhe do ta jap mbështetjen morale për të”, ka thënë Kipchoge.