Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kinezët nuk dorëzohen, vazhdojnë kontratën me Formula 1

Grand-Prixi i Kinës ka vazhduar kontratën me Formula 1 deri në vitin 2025.

Gara që organizohet në Shanghai, e cila nuk është mbajtur që prej vitit 2019, nuk do të jetë nikoqire as vitin tjetër për shkak të masave parandaluese të koronavirusit.

Por, kontrata e Kinës ishte afër skadimit në fund të këtij sezoni dhe kërkohej marrëveshje e re.

Kina nuk do të mund të jetë organizatore e garës as në vitin 2022, por mund të përdoret si zëvendësuese nëse ndonjë nga ngjarjet tjera prej 23 sa janë në total, dështon të organizohet.

“Përderisa jemi të gjithë të dëshpëruar që nuk mund ta përfshijmë Kinën në kalendarin e vitit 2022 për shkak të kushteve me pandeminë, Kina do t’i rikthehet kalendarit posa të përmirësohet gjendja”, ka thënë presidenti i Formula 1, Stefano Domenicali