Sami Khedira e mirëpret Emre Canin tek Juventusi duke i hapur dyert e klubit bardhezi, shokut të tij në kombëtare.
Mesfushori me origjinë turke është prej kohësh në orbitën e Juves, madje në muajt e fundit është folur shumë për një akord mes tij dhe kampionëve të Italisë pasi Can është në skadencë kontrate me Liverpoolin dhe ka vendosur të mos rinovojë me klubin anglez.
Megjithatë futbollisti i përfaqësues gjermane është akoma i pavendosur dhe mbetet për t’u parë nëse ai do të zgjedhë Juventusin, transmeton SS.
Khedira i cili me Canin është shok skuadre te kombëtarja e pancerave në një intervistë ka folur pikërisht për mesfushorin e Liverpoolit, duke theksuar se lojtari ka profilin e duhur për të qenë pjesë e Juventusit për sezonet në vazhdim, gjithsesi Khedira ka shtuar se ka folur me Emre Canin por ende nuk e di se cilin klub ka zgjedhur ai për të vijuar karrierën.
Për lojtarin turko-gjerman interesohet edhe Manchester City ndërsa së fundmi ka nisur të lëvizë edhe Reali i Madridi.