Bëni një shëtitje përreth qytetit piktoresk Lewes në Angli dhe shpejt do të vini re njoftimet e vëna në dritaret e dyqaneve dhe shtëpive për ndeshjen e ardhshme të klubit lokal të futbollit.
Figura kryesore në këtë njoftim nuk është ndonjë futbollist apo trajneri, por Emmeline Pankhurst, e cila me aktivitetin e saj politik në fillim të shekullit XX ka ndihmuar gratë që të fitojnë të drejtën e votës në Britaninë e Madhe, shkruan sot Koha Ditore.
Letrat e formatit A4 po paralajmëronin ndeshjen që Lewes FC do ta luajë në udhëtim kundër Manchester Unitedit në kuadër të kampionatit anglez të femrave, kategoria e dytë. Lewes, një qytet tregtar dhe me popullsi prej 17 mijë banorësh, krenohet me ekipet e futbollit, atë profesional të femrave dhe gjysmëprofesional të meshkujve. Te kjo skuadër zyrtarët krenohen se pagat e futbollistëve dhe të futbollisteve janë të njëjta, pavarësisht se luajnë në rangje të ndryshme.
E gjithë kjo barazi nisi me fushatën e para dy vjetëve dhe u quajt Equality FC (Klubi i Futbollit Barazia).
“Në klubin tonë nuk ka dallime, si meshkujt ashtu edhe femrat janë të barabartë. Kur e them këtë mendoj edhe për pagat, të cilat janë të njëjta”, insiston trajneri Fran Alonso.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
-
Më i madh, më i mirë, më i popullarizuar – Evropiani i futbollisteve 2025 vendos rekorde
-
Fëmijët dhe karriera, futbollistet përshtatin synimet e tyre
-
Evertoni, Leedsi e Burnley në luftë për mbijetesë në Premier League
-
Ofrohen autobusë falas për ndeshjen gjysmëfinale të Kupës FA
-
Tifozët e Premier Leagues kanë lënë anash rivalitetin për të sfiduar varfërinë ushqimore në Angli