Njëri është një amerikan në muajt e tij të parë në futbollin anglez. Një tjetër është një trajner i përkohshëm i futur papritur në përvojën e tij të parë të menaxhimit në nivel të lartë. Tjetri ishte jo shumë kohë më parë një lojtar elitar që konkurronte për trofetë më të mëdhenj në lojë.
Trajnerët që drejtojnë tri klubet - Leedsin, Burnleyn dhe Evertonin - të cilët janë të përfshirë në një luftë të tensionuar për të shmangur rënien nga Premier League, janë larg nga menaxherët tipikë që këto skuadra angleze do t’i angazhonin dikur, përpara se të përballeshin me një krizë.
Si Sam Allardyce apo Tony Pulis. Kanë trajnerë në të 60-tat e tyre, me dekada përvojë elitare dhe një aftësi të supozuar për të organizuar një mbrojtje dhe për të marrë pikë të mjaftueshme për të mbajtur një ekip në Premier League.
Në vend të kësaj, dhomat e bordeve të skuadrave të Premier Leagues në vështirësi e kanë kundërshtuar këtë trend duke zgjedhur opsione të tjera. Shembulli më i mirë për këtë është skuadra e Burnleyt. Më pak se një muaj më parë, pronësia amerikane e klubit bëri lëvizjen befasuese për të shkarkuar Sean Dychen, trajnerin më jetëgjatë në ligë dhe një njeri, qasja pragmatike e të cilit përcaktoi ekipin.
Ai nuk u zëvendësua nga dikush i njohur si specialist i mbijetesës, por në vend të kësaj, ky post iu besua Mike Jacksonit, i cili kishte qenë trajner i ekipit U23 të Burnleyt për nëntë muajt e mëparshëm dhe kishte periudha shumë të shkurtra si trajner në ligat e ulëta në vitin 2014 dhe 2020. Jackson ka ndryshuar stilin e lojës së Burnleyt, me një mentalitet më sulmues duke sjellë tri fitore dhe një barazim në pesë ndeshjet e fundit, duke e bërë një hap drejt mbijetesës.
Edhe
Marschit të shkarkuar nuk iu dha mundësia ta shohë rinovimin e Leedsit
Pastaj është Leeds Unitedi, i cili solli trajnerin amerikan, Jesse Marsch, në muajin shkurt, pas vendimit të ashpër për të lënë të largohej një trajner të njohur si Marcelo Bielsa, i cili e kishte rikthyer skuadrën në Premier League pas një mungese 16-vjeçare dhe, si Dyche, kishte krijuar një qasje unike që pushoi së funksionuari. Stili i preferuar i Marschit - sulmues dhe presion i rëndë, i përfshirë në projektin e Red Bullit për shtatë vjetët e fundit në rolin e trajnerit te New Yorku, Salzburgu dhe Leipzigu - dukej se nuk ishte në përputhje me atë që ishte e nevojshme te Leedsi që po rrezikon seriozisht rënien në Championship.
Ajo që Marsch ka bërë në të vërtetë është shtrëngimi në pjesën e pasme, edhe nëse një seri gabimesh në mbrojtje kontribuuan në humbjen 2:1 ndaj Arsenalit të dielën e shkuar për ta hedhur skuadrën në treshen e fundit. Evertoni përbën treshen e luftëtarëve të rënies të ndarë me vetëm një pikë me dy javë të mbetura deri në fund të sezonit dhe po udhëhiqet nga Frank Lampard, ish-mesfushori anglez, përvoja e vetme e të cilit si trajner në Premier League ishte në klubin e tij të vjetër, Chelsea.
Ai në krye të Chelseat qëndroi për një vit e gjysmë përpara se kufizimet e Lampardit në aspektin taktik çuan në shkarkimin e tij. Ashtu si Jackson dhe Marsch, Lampardi ka shmangur stilin e mëparshëm të ekipit për të përballuar gjendjen e tij aktuale.
Evertoni tani ka marrë një qasje në mbrojtje dhe luan në kundërsulm, me tri fitore dhe një barazim nga pesë ndeshjet e fundit - një humbje erdhi pas një paraqitjeje të fortë ndaj Liverpoolit që ndjek titullin. Ndërkohë, një trajner me reputacionin e ndalimit të skuadrave për të rënë nga kategoria, 74-vjeçari Roy Hodgson, nuk ishte në gjendje ta parandalonte Watfordin që të zhytej përsëri në kampionatin e nivelit të dytë pasi u punësua në janar të këtij viti.
Rënia e Watfordit nga kategoria u konfirmua të shtunën. Sezonin e kaluar, Allardyce – 66 vjeç në atë kohë – u angazhua nga West Bromwich Albioni në mes të sezonit të Premier Leagues në një përpjekje të dëshpëruar për të ndihmuar ekipin të shmangte rënien, por ai nuk ishte në gjendje ta shpëtonte. WBA-ja i dha fund rekordit krenar të Allardyce që nuk e kishte larguar kurrë një ekip nga divizioni më i lartë i Anglisë në 30 vjet si trajner.
Edhe
Everton zyrtarizon trajnerin e ri
Nuk është çudi, pra, që klubet në vështirësi po ndryshojnë kurs dhe po zgjedhin të jenë më të guximshme me emërimet e trajnerëve. Një nga Leedsi, Burnley ose Evertoni duket i sigurt se do t'i bashkohet Watfordit dhe Norwichit në Championship, por cilido që të bëjë mund të paktën të thotë se ndryshimi i tij në menaxher bëri një ndryshim pozitiv. Në të vërtetë, Lampardi dhe Marsch kanë thënë se do të qëndrojnë në klubet e tyre përkatëse çfarëdo që të ndodhë në ditët e mbushura me tension që do të vijnë.
Leedsi duket më i rrezikuar, me ndeshjet që do të vijnë kundër Chelseat të mërkurën, të pasuara nga duelet me Brightonin e Brentfordin. Burnley është jashtë zonës së rënies vetëm me goldallim dhe ende duhet të luajë me Tottenhamin, Aston Villan dhe Newcastlen. Evertoni, pas fitoreve të njëpasnjëshme kundër Chelseat dhe Leicesterit, duket të jetë në formë më të mirë, veçanërisht pasi ka një lojë më pak - në Watford tashmë të rënë nga kategoria të mërkurën. Brentfordi, Crystal Palace dhe Arsenali janë tre kundërshtarët e tij të fundit.