Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ofrohen autobusë falas për ndeshjen gjysmëfinale të Kupës FA

Federata e Futbollit të Anglisë, do të ofrojë autobusë falas për deri në 5,000 tifozë të Manchester Cityt dhe Liverpoolit për të ndjekur ndeshjen e tyre gjysmëfinale të FA Cup në “Wembley” si përgjigje ndaj thirrjeve për ndryshimin e vendit për shkak të ndërprerjeve të pritshme të shërbimit hekurudhor.

FA konfirmoi të premten se ndeshja do të zhvillohet më 16 Prill në Londër, pavarësisht se nuk ka trena që do të qarkullojnë mes dy qyteteve dhe Londrës atë fundjavë për shkak të punës inxhinierike.

Kryebashkiakët e të dy qyteteve bashkuan forcat këtë javë për të kërkuar që ndeshja të zhvendoset në veriperëndim, duke argumentuar se pa trena të drejtpërdrejtë, mbështetësit do të detyrohen të lëvizin mes çmimeve në rritje të karburantit, të fluturojnë ose të bëjnë akomodime gjatë natës.

Për të lehtësuar situatën, FA tha se 100 autobusë do të sigurohen në ditën e lojës nga “Anfield Road” dhe “Etihad Stadium” për në “Wembley” për tifozët.

“Kjo do të sigurojë që deri në 5,000 tifozë të Liverpoolit dhe Manchester Cityt, do të jenë në gjendje të udhëtojnë pa pagesë në stadiumin ‘Wembley’ për gjysmëfinalen e tyre”, thA FA në një njoftim.

Kapaciteti i stadiumit të “Wembleyt” është 90 mijë ulëse, ndërsa ditë më parë, skuadra e Cityt ka njoftuar tifozët se ka siguruar tashmë 50 autobusë për ndeshjen me Liverpoolin, me bileta që kushtojnë 40 funte për person.