Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kërcënim me bombë ndaj mbrojtësit të Unitedit

Harry Maguire, sport, manchester united, futbolli

Një përfaqësues i Harry Maguiret ka konfirmuar të enjten se një kërcënim është raportuar nga kapiteni i Manchester Unitedit, ndërsa policia është duke e hetuar incidentin.

Policia ka shkuar në shtëpinë e Maguiret për shkak të kërcënimit anonim, me autoritetet që janë në kërkim të fajtorit dhe kërcënimit me bombë.

Ky incident ka ardhur menjëherë pas humbjes së Manchester Unitedit 4:0 nga rivali Liverpooli në stadiumin “Anfield”.

Maguire ka luajtur në 35 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion, ndërsa u transferua te Manchester Unitedi nga Leicester City për 80 milionë funte.