Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kenianët dominojnë maratonën e New Yorkut

Foto: Reuters

Atletët nga Kenia kanë dominuar të dielën maratonën e famshme të New Yorkut, duke ngadhënjyer në të dyja konkurrencat.

Geoffrey Kamworor triumfoi në konkurrencë të meshkujve, duke vrapuar 42 kilometra e 195 metra me kohë prej 2:08:13 orësh. Për të ishte triumfi i dytë në New York pas atij në vitin 2017.

Kamworor la prapa vetes bashkëkombësin Albert Korir, ndërsa i treti doli etiopiani Girma Bekele Gebre, transmeton Koha Ditore.

Në konkurrencë të femrave triumfoi Joyciline Jepkosgei. Ajo në garën e saj të parë në maratonë triumfoi me kohë 2:22:38 orë, duke lënë prapa kampionen në fuqi Mary Keitany. Keitany po shikonte të fitonte për herë të pestë në New York.

Jepkosgei është rekordmene e botës në 10 kilometra vrapim në rrugë.

Artikuj të ngjashëm