Futbollisti i krahut që ishte pjesë e Chelseat, Kenedy, është huazuar te skuadra e Flamengos.
Flamengo e ka opsionin për ta blerë atë për 10 milionë euro.
Kenedy, i cili sezonin e shkuar ishte i huazuar te Granada, e ka vazhduar kontratën me Chelsean deri në qershor të vitit 2023.
Chelsea e transferoi atë nga Fluminese për 6 milionë funte në vitin 2015.
Artikuj të ngjashëm