Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea shton edhe një vit në kontratën e Enzos

Mesfushori Enzo Hernandez ka zgjatur edhe më shumë qëndrimin e tij te skuadra e Chelseat. “The Sun” raporton të premten se drejtuesit e klubit londinez kanë vendosur që t’ia shtojnë edhe një vit kontratës aktuale të Enzos.

Me këtë veprim, argjentinasi do të jetë pjesë e Chelseat deri në verën e vitit 2032. Te Chelsea kanë vepruar në këtë mënyrë, pasi janë të kënaqur me paraqitjet e 22-vjeçarit, të cilin e transferuan muaj më parë nga Benfica.

Enzo iu bashkua Chelseat në afatin kalimtar të janarit për 120 milionë euro dhe në 13 paraqitje në të gjitha garat për londinezët ka edhe 2 asistime.