Keita Balde Diao ka thënë se Interi nuk e ka frikë Juventusin dhe se ai dhe mbrojtësi Stefan de Vrij dëshirojnë ta shkruajnë historinë e tyre.
Sulmuesi iu bashkua “Nerazzurrëve” nga Monaco këtë verë dhe foli për Sky, pas prezantimit të tij zyrtar.
“Kam gjetur klimë të mirë këtu, punë të mirë brenda ekipit. Shumë gjëra ndodhin në futboll dhe fati më solli këtu, këtë vit. Spalletti më ka thënë të jem i qetë, të punoj shumë dhe të jap gjithçka për ekipin. Dëshirojmë të shkruajmë historinë tonë me Interin, si shumë futbollistë të tjerë që erdhën nga Roma. Liga e Italisë gjithmonë ka qenë e vështirë, me futbollistë të mëdhenj. Nuk i frikësohemi Juves, nuk kemi nevojë t’i frikësohemi dikujt. Punojmë për veten tonë”, ka deklaruar Keita.