Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kean i pakënaqur te Juventusi

Sulmuesi Moise Kean është shprehur i pakënaqur me situatën e tij te Juventusi.

Sulmuesi italian është inkuadruar në lojë kryesisht nga banka e rezervistëve këtë sezon.

Kjo situatë nuk i ka pëlqyer aspak lojtarit që thuhet se ka kërkuar largimin nga “Zonja e Vjetër”.

21-vjeçari do të ketë një takim me menaxherin Mino Raiola për të zgjedhur këtë çështje.

Kean ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2024. Këtë edicion ka luajtur vetëm 664 minuta në Serie A duke shënuar tre gola.