Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

KD-ja dënon Gjilanin me 1000 euro

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës e ka dënuar me 1000 euro klubin e futbollit Gjilani.

Në arsyetimin e KD-së thuhet se pas përfundimit të ndeshjes Gjilani – Llapi, disa persona kanë tentuar ta sulmojnë gjyqtarit kryesor, Genc Nuza.

Po ashtu me 300 euro është dënuar edhe drejtori sportiv i Gjilanit, Sevdail Robelli. Robelli ka ofenduar rëndë gjyqtarin Nuza në prezencë të zyrtarëve dhe lojtarëve të skuadrave.

Artikuj të ngjashëm