Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

KD i FFK-së kërkon deklarata shtesë nga Salihu, Zymberi e Dajaku

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka kërkuar deklarata shtesë nga ish-sekretari i FFK-së, Eroll Salihu, drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi dhe ai i Drenicës, Taulant Dajaku.

Sipas KD-së, të tre personat “në prononcime për mediat kanë akuzuar, dezinformuar dhe ofenduar organet e FFK-së”.

Atyre u është kërkuar që deklaratat shtesë t’i bëjnë deri më së largu 19 prill.

Inicime disiplinore ndaj Salihut, Zymerit dhe Dajakut ka nisur edhe Komisioni i Garave i FFK-së të martën.