Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

KB Prishtina forcohet me reprezentuesin belg, qendrën 208 centimetra

Reprezentuesi belg, Khalid Boukichou, është qendra e re te KB Prishtina.

Siç njofton vetë klubi nga kryeqyteti, reprezentuesi belg, si dhe lojtari shumë vjeçar i kampionit belg, Telenet BC Oostende, i bashkohet KB Prishtina.

Boukichou është i gjatë 208 centimetra, lojtar i pozitës 5.

“Khalid është fizikisht dominant nën trapez. Posedon repertuar të gjerë ofanziv nën dhe rreth trapezit. Si tipar që vlen të theksohet është loja, pothuajse e pandalshme me shpinë. Khalid, gjithashtu shquhet me lojë pick & roll si dhe pick & pop”, thuhet në njoftimin e KB Prishtinës.

Image