Arti Hajdari është zyrtarizuar te KB Peja, ndonëse lojtari më herët kishte arritur marrëveshje me ekipin. Peja të mërkurën nëpërmjet një njoftimi në Facebook, ka bërë të ditur se Hajdari është kthyer në ekipin ku është zhvilluar si lojtar.
Hajdari do të jetë pjesë e Pejës për sezonin e ri, ndërsa në dy edicionet e fundit ka qenë pjesë e skuadrës së Ponte Prizrenit.
“Ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me ish lojtarin tonë, Arti Hajdari, për sezonin e ardhshëm 2022/23. Arti, i cili për shumë vite është një nga lojtarët më të mirë vendor do të i bashkohet ekipit dhe trajnerit të ri nga gushti për të u kthyer aty ku peshon më së rëndi”, thuhet në njoftimin e Pejës.
Artikuj të ngjashëm