Sport

Hajdari largohet nga Peja

Fundori Arti Hajdari nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Pejës për edicionin e ri.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Hajdari ka bërë të ditur se ka ndarë rrugët me skuadrën pejane.

Ai ishte pjesë e Pejës në edicionin e fundit, duke e ndihmuar ekipin ta rikthejë titullin e kampionit pas një dekade. Edhe pse nuk ka bërë të ditur se ku do ta vazhdojë karrierën, burime të KOHËS kanë mësuar se Hajdari në edicionin e ri, do të jetë pjesë e Sigal Prishtinës.

“Tani me dhimbje te madhe dhe emocione te pa shpjegueshme, njoftoj se kam ndare rrugët me klubin e Pejës, sepse me gjithë përpjekjet dhe dëshirën time të madhe, nuk kemi gjetur rruge te përbashkët për të vazhduar më tutje, duke mos besuar që qëndrojmë aq larg me mendime. Por kështu e ka jeta dhe profesionalizmi. Basketbolli është i tillë dhe karriera ime ka rëndësi te madhe për zhvillimin dhe të arriturat e mia”, ka shkruar ndër të tjera Hajdari.

Hajdari edicionin e fundit, luajti me një mesatare prej 10 pikë, 3 kërcimeve e 2 asistimeve për ndeshje te Peja.