Sport

Proton Cable Prizreni prezanton Hajdarin

Fundori Art Hajdari është përforcimi i Proton Cable Prizrenit. Ekipi i elitës së basketbollit të Kosovës, e ka prezantuar Hajdarin të mërkurën, i cili do të jetë pjesë e Prizrenit për pjesën e mbetur të këtij edicioni.

Hajdari edhe në të shkuarën ka luajtur te Prizreni dhe më këtë ekip e ka fituar Superkupën e Kosovës. Ai po vlerësohet si përforcim i madh për ekipin dhe pritet të debutojë në fillim të muajit të ardhshëm.

Hajdari ishte pjesë e Sigal Prishtinës, por u largua nga kjo skuadër për të firmosur me Prizrenin.

Megjithatë, Hajdari është huazuar te Teuta e Durrësit në Shqipëri, ku duhet t’i ketë të paktën katër paraqitje përpara se të debutojë me Prizrenin.

Ai pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Bashkimit, që i takon xhiros së 11-të të elitës së basketbollit kosovar. Edicionin e shkuar, Hajdari e fitoi titullin e kampionit të Kosovës me fanellën e Pejës.