Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

KB Peja zyrtarizon amerikanin e parë

Fundori amerikan Isiah Umiping është përforcimi i parë te KB Peja për sezonin e ri. Klubi pejan të enjten e ka prezantuar amerikanin, me të cilin ka firmosur kontratë për edicionin 2022/23 që nis muajin e ardhshëm.

Në njoftimin e Pejës thuhet se amerikani tashmë i është bashkuar ekipit në fazën përgatitore.

Umipig ka përvojë të gjatë në NCAA, ndërsa karrierë në Evropë ka bërë edhe në Sllovaki, Kanada, Turqi, Lituani e Ukrainë. Së fundmi, ai ishte pjesë e ekipit nga Zvicra, BBC Nyon.

 

Artikuj të ngjashëm