Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Katie Taylor kërkon luftëra të mëdha për të lënë trashëgimi në boks

Boksierja e njohur Katie Taylor synon meçet më të mëdha të mundshme ndaj rivaleve Amanda Serrano, Cecilia Braekhus dhe Delfine Persoon në mënyrë që të lë trashëgimi në sport.

Irlandezja e famshme pritet të mbrojë titujt e padiskutueshëm të kategorisë së lehtë ndaj Serranos, në mbrëmjen kur Dillian Whyte do të takohet me Alexander Povetkinin.

“Çdo gjë ka të bëjë me trashëgiminë për mua. Dua të lë trashëgimi të madhe, dua të jam e përfshirë në luftëra të mëdha”, ka thënë Taylor për Sky Sports.

“Sugar Ray Leonard, Roberto Duran, Marvin Hagler dhe Tommy Hearns kanë luftuar mes vete kur ishin në formën më të lartë dhe do të mbahen mend nga gjenerata të tëra për këtë. Muhammad Ali ka luftuar me Joe Frazierin, George Foremanin dhe Ken Nortonin. Janë luftëra legjendare dhe këta mbahen në mend si legjenda të sportit. Një trashëgimi të tillë dua të lë edhe unë”, ka thënë 33-vjeçarja.

Taylor ka thënë se do të ishte e lumtur nëse pas Serranos takohet me Braekhusin dhe me Persoonin.

“Janë luftëra të mëdha dhe unë dua të përfshihem në luftërat më të mira të mundshme. Ne të gjitha jemi në kulm. Për këtë këto luftëra të mëdha janë të veçanta”.