Kampionia e Kosovës në volejboll te femrat, Drita, ka vendosur që të mos paraqitet në gara evropiane. Si kampione në fuqi, Drita është dashur që në edicionin e ri të luajë në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve. Mirëpo klubi nga Gjilani ka vendosur që për edicionin e ri të pauzojë nga arena ndërkombëtare dhe të mos shpenzojë para kot. E Drita është skuadra e katërt kosovare që heq dorë nga garat evropiane të volejbollit. Tri të tjera, një te femrat e dy te meshkujt, kanë hequr dorë më herët, shkruan sot Koha Ditore.
Kosova ka të drejtën e përfaqësimit në Evropë me gjashtë skuadra, por do të paraqitet vetëm me dy - me ekipet nga Ferizaj, Lubotenin në konkurrencë të meshkujve dhe Kastriotin në konkurrencë të femrave.
(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.