Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Katër futbollistë shqiptarë ftohen te Zvicra U21

Përzgjedhësi i ri i Përfaqësueses U21 të Zvicrës, Patrick Rahmen, të premten ka publikuar listën prej 24 futbollistëve për ndeshjet miqësore që ka planifikuar t’i zhvillojë në fund të këtij muaji.

Në listën e tij, Rahmen ka përfshirë katër futbollistë shqiptarë. Amir Saipi (Schaffhausen), Kastriot Imeri (Young Boys), Bledian Krasniqi (Zuerich) dhe Ardon Jashari (Luzern), do të jetë nën urdhrat e përzgjedhësit të ri.

Në fakt, Jashari është kthyer në ekip pasi mungoi në ndeshjet e muajit qershor.

Përfaqësuesja U21 e Zvicrës ka planifikuar që gjatë këtij grumbullimi t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore.

Më 22 shtator do të përballet me Japoninë, ndërsa dy ditë më vonë edhe me Norvegjinë. Të dy këto ndeshje, do të zhvillohen në Marbella të Spanjës.