Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Jashari ka refuzuar ftesën e Zvicrës U21

Kapiteni i Luzernit, Ardon Jashari, nuk ishte i përfshirë në listën e Përfaqësueses U21 të Zvicrës për ndeshjet kualifikuese të “Euro 2025”.

Në fakt, Jashari ka refuzuar t’i bashkohet shpresave të Zvicrës dhe për këtë arsye nuk ka gjetur vend në listën e selektorit Sascha Tauch.

“Blick” ka njoftuar të premten se në Federatën e Futbollit të Zvicrës nuk e kanë pritur fare mirë vendimin e Jasharit, pasi mesfushori shihet si lojtar i rëndësishëm për ekipin U21.

Zvicra U21, këtë muaj përballet me Armeninë dhe Rumaninë, ndërsa në listë janë përfshirë dy shqiptarë: Albian Hajdari e Dion Kacuri.

“Ardon Jashari na ka njoftuar se nuk dëshiron të luaj për ekipin U21 për momentin. Ne e kemi marrë parasysh këtë vendim të tij”, ka shkruar në përgjigjen e federatës zvicerane në pyetjen në lidhje me mungesën e Jasharit.

21-vjeçari ka 7 paraqitje me U21 të Zvicrës, ndërsa ka luajtur edhe Evropianin e këtij viti. Me ekipin A të Zvicrës, Jashari ka 2 ndeshje të luajtura por këtë vit nuk është ftuar fare nga selektori Murat Yakin.

 

Artikuj të ngjashëm