Bill Lievesley vetëm sa ishte kthyer në shtëpi nga shkolla, kur nëna e tij erdhi dhe i tha: "Njerëzit po thonë se ka pasur një rrëzim të aeroplanit".
Në periferi të Torinos, rrënojat e një aeroplani u gjetën në kodrën Superga, 700 metra prapa bazilikës gjigante të qytetit.
Duke kaluar nëpër valixhe dhe trupat, hulumtuesit identifikuan viktimat dhe nisën të kuptojnë se në mesin e 31 të vdekurve janë lojtarët e skuadrës së madhe të Torinos që po dominonte Serie A të Italisë.
Ishte 4 maji i vitit 1949 dhe Torino ishte rrugës për titullin e pestë rresht të Italisë. Kur kishin mbetur edhe katër ndeshje deri në fund të stinorit, skuadra ishte nisur për të luajtur një ndeshje përkujtimore për një lojtar të Benficas në Lisbonë... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Katër të vdekur pas një aksidenti me teleferik në Itali
-
Vdiq një 5-vjeçare pas rrëzimit të aeroplanit ushtarak italian në Torino
-
Berlusconi ishte i suksesshëm edhe në futboll, te Milani dhe Monza
-
Stadiumi i Italisë mbushet me arkivolet e emigrantëve të vdekur nga mbytja e anijes
-
Italia, makthi i Anglisë