Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Italia, makthi i Anglisë

Përfaqësuesja e Italisë është kthyer në makth për Përfaqësuesen e Anglisë.

Humbja e fundit e “azzurrëve” në ndeshje zyrtare ka qenë në vitin 1977, para 45 vjetëve.

Se italianët janë vështirë për t’u mundur, u konfirmua edhe në “San Siro” të premten mbrëma.

Madje në Itali kanë përdorur thënien e famshme të Gary Linekerit, por me një ndryshim.

“Futbolli është lojë e thjeshtë. 22 persona ndjekin topin për 90 minuta dhe në fund ... Italia nuk humb nga Anglia”.

Italia fitoi ndaj Anglisë të premten me golin e bukur të shënuar nga Giacomo Raspadorit.

Fitorja e fundit e Anglisë ndaj italianëve mbetet ajo e 16 nëntorit të vitit 1977 kur në “Ëembley Stadium” patën shënuar Kevin Keegan dhe Sir Trevor Brooking.

Italia ndaj Anglisë ka edhe seri prej gjashtë ndeshjeve rresht pa disfatë në të gjitha garat, përfshirë edhe miqësoret. Ka dy fitore e tri barazime, si dhe e fitoi Evropianin e vitit të kaluar në penallti.

Artikuj të ngjashëm