Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kastrioti eliminohet nga Challenge Cup

Volejbollistet e Kastriotit kanë bërë rezistencë, por jo mjaftueshëm për të fituar ndonjë set në përballje me ekipin finlandez OrPo Orivesi.

Ndeshja e luajtur të mërkurën mbrëma në qytetin finlandez Orivesi para rreth 400 shikuesve përfundoi me fitoren e vendasve me rezultatin 3:0 në sete. Ndeshja ishte e vlefshme për 1\16 e finales të Challenge Cup në volejboll, shkruan sot Koha Ditore.

Ishte ndeshja e dytë, ndërsa të parën të luajtur në Ferizaj më 13 dhjetor e fituan po ashtu finlandezet me rezultatin 3:0 në sete. Me dy fitore bindëse, OrPo Orivesi kaloi tutje, ndërsa Kastrioti vazhdoi me praktikën e eliminimit të menjëhershëm të skuadrave kosovare nga garat evropiane.

Kastrioti në Finlandë është paraqitur me dhjetë lojtare, ndërsa në setin e parë mori 17 pikë, në të dytin 18 pikë, ndërsa në të tretin 19 pikë. Gjithsej sfida zgjati 77 minuta. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Artikuj të ngjashëm