Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kastrioti arrin fitore historike

KH Kastrioti

Kastrioti i Ferizajt e ka fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj Tallinnit të Estonisë dhe me dy fitore ka kaluar rrethin e dytë të Kupës Sfiduese (Challenge Cup).

Ndeshja e dytë, përkatësisht e kthimit, u zhvillua të dielën mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.

Kastrioti fitoi me një gol diferencë, 26:25. Ndeshjen e parë e kishte fituar me rezultat 25:22. Edhe ndeshja e parë ishte luajtur në Ferizaj, të shtunën (dje).

Kjo është hera e parë që Kastrioti kalon kundërshtar në Kupa Evropiane. Madje deri të shtunën nuk kishte as fitore, ndonëse kishte luajtur 16 ndeshje gjatë tetë edicioneve.

Në xhiron e tretë të Kupës Sfiduese, Kastrioti takohet me skuadrën belge Vise. Ndeshjet luhen muajin tjetër.

Artikuj të ngjashëm