Volejbollistet e Kosovës edhe në ndeshjen e fundit në kuadër të Ligës Evropiane kanë bërë fare pak rezistencë, shkruan sot Koha Ditore.
Të mërkurën pasdite në qytetin estonez Rakvere, ato u mposhtën nga volejbollistet e Estonisë me rezultatin 3:0 në sete. Në setin e parë morën 15 pikë, në të dytin vetëm tetë pikë, ndërsa i treti përfundoi me rezultat 25:17 në të mirë të estonezeve. Gjithsej loja zgjati 62 minuta.
Për përfaqësuesen e Kosovës në volejboll (femrat) kjo ishte paraqitja e parë në Silver European League, që është niveli i dytë i Ligës Evropiane. Dhe doli të jetë nivel shumë i lartë.
Kosova i ka humbur të gjitha gjashtë ndeshjet në grupin A dhe ka përfunduar e fundit pas Estonisë, Suedisë e Zvicrës. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
-
“Suksesi” i Kosovës: një set i fituar në 12 ndeshje të humbura
-
Volejbollistët e Kosovës e mbyllin me një set të fituar Ligën Evropiane
-
Pas rezultatit historik, Kosova të dielën humb 3:0 në sete
-
Humbje të tjera për Kosovën në volejboll
-
Volejbollistet e Kosovës mposhten 3:0 në sete nga Bosnjë-Hercegovina