Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Volejboll, Luboteni eliminohet nga Challenge Cup

Skuadra e Lubotenit (meshkujt) është eliminuar nga garat evropiane në volejboll.

Luboteni ka pësuar humbje edhe në ndeshjen e kthimit të 1/32 së finales në Challenge Cup nga ekipi turk Spor Toto Ankara.

Ndeshja e luajtur të martën në Turqi është mbyllur me rezultatin 3:0 në sete (25:11, 25:11, 25:19) në të mirë të ekipit vendas, që e ka mbyllur ndeshjen për 57 minuta lojë.

Luboteni edhe ndeshjen e parë që u zhvillua javën e shkuar në Ferizaj pësoi humbje me rezultatin identik – 3:0.

Para Lubotenit në kuadër të Challenge Cup, por në konkurrencën e femrave është eliminuar edhe Drita.

Artikuj të ngjashëm