Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Luboteni pëson edhe në ndeshjen e dytë nga Maccani KV

Luboteni në konkurrencën e meshkujve ka pësuar edhe humbjen e dytë në rundin kualifikues në kuadër të “Challenge Cup”, ka njoftuar të mërkurën Federata e Volejbollit të Kosovës (FVK).

Pas humbjes në duelin e parë, Luboteni pësoi edhe në të dytën nga skuadra Maccabi Yeadim.

Ndeshja e luajtur në Tel Aviv, u mbyll me rezultatin 3:0 në favor të ekipit vendas.

Luboteni të enjten do të kthehet në Kosovës për t’u bërë gati për duelin me skuadrën e Dritës, të cilën do ta luajë në kuadër të xhiros së tretë të Superligës A.