Sport

Kastrati pranon uljen e pagës prej 70 për qind

Sulmuesi i Kosovës dhe Lokomotivës, Lirim Kastrati, i cili nga janari është lojtari i Dinamo Zagrebit dhe paguhet nga gjiganti kroat, ka thënë për “Kohën” se klubi i ti i ri, me të cilin nuk e ka luajtur ende asnjë minutë, ka vendosur t’ua ulë pagat shkaku i krizës që ka shkaktuar koronavirus.

“Pas situatës që është krijuar, klubi na ka ftuar që të nënshkruajmë nga një aneks kontratë ku do të ketë ulje prej 70 për qind të pagës. Ulje do të ketë edhe te Lokomotiva, por më pak. Me kontratë jam lojtar i Dinamo Zagrebit që nga janari dhe do të shkojë për ta nënshkruar uljen e pagës, por jo vetëm unë por më e gjithë skuadra. Sa i përket kontratës time me Dinamon ajo nuk ndryshon, është 5-vjeçare. Posi të mbyllet sezoni, unë do të kalojë te Dinamo. Shpresoj që do ta kalojmë këtë situatë sa më shpejt dhe ende nuk e di a do të ketë fazë përgatitore me Dinamon apo do të fitojmë kampionatin pa fazë përgatitore”, ka thënë Kastrati.

20-vjeçari, ka shtuar se në këtë kohë të izolimit, po stërvitet individualisht për të mbajtur formën fizike. Sipas tij, Federata e futbollit e Kroacisë, po mendon që brenda tri javës të vendos për fillimin e stërvitjeve.

“Unë jam duke vazhduar me stërvitje individuale gjatë kësaj periudhe. Është mjaftë e vështirë për lojtarët të stërviten individualisht, por nuk ka rrugë tjetër për momentin. Federata ka tri opsione për të nisur kampionatin, në fund të këtij muaji, në fillim të muajit tjetër apo në fund të atij muaji. Një vendim pritet të merret javën që vjen. Deri me tani nuk ka ndihmuar Federata asnjë klub, por një vendim për ndihmë financiare pritet ta marr shumë shpejt”, u shpreh Kastrati.

Këtë sezon me Lokomotivën e Zagrebit, ka shënuar 9 gola dhe 6 asistime. Te Dinamo Zagrebi, sulmuesi i krahut është transferuar në janar për 2.1 milionë euro dhe do ti bashkohet gjigantit kroat pasi përfundimit të këtij sezon