Reprezentuesi i Kosovës, Lirim Kastrati ka kontribuar me gol dhe asistim në fitoren 3:1 të Dinamo Zagrebit kundër CSKA Moskës, të enjten mbrëma në xhiron e fundit të fazës grupore të Ligës së Evropës.
“Shpërblimin” për paraqitjen e mirë e mori menjëherë të premten. Ai është përfshirë në ekipin më të mirë të xhiros në Ligën e Evropës. Përzgjedhjen e ka bërë faqja zyrtare e UEFA-s.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPrej lojtarëve të Dinamos, vend në përbërjen më të mirë të xhiros ka zënë edhe Joshko Gvardiol.
Kastrati po e luan edicionin e parë me Dinamon dhe po paraqitet me sukses.