Pajtim Kasami vazhdon të japë kontribut te Baseli, skuadra e madhe zvicerane. Mesfushori shqiptar të enjten asistoi në golin e tretë të Baselit që fitoi 3:1 në udhëtim ndaj Laussanes. Në minutën e 69-të Kasami me një top të gjatë gjeti Arthur Cabralin që shënoi gol.
Për Kasamin ishte asistimi i dytë rresht. Ai kompletoi ndeshjen, ndërsa Edon Zhegrova e Albian Hajdari qëndruan në stol. Amir Abrashi e Taulant Xhaka munguan për shkak të lëndimeve, ndërsa Orges Bunjaku e Elis Isufi nuk po grumbullohen te Baseli.
Baseli është i dyti me 30 pikë.