Edon Zhegrova dhe Pajtim Kasami kanë asistuar në ndeshjen e fundjavës me skuadrën e tyre.
Baseli të dielën mbrëma mposhti Luganon në shtëpi me rezultatin 2:0 në kuadër të xhiros së 11-të në elitën e futbollit zviceran.
Zhegrova asistoi në golin e parë në minutën e 10-të të ndeshjes për Fabian Frein, ndërsa në minutën e 32-të, Kasami bashkëveproi me Arthurin. Kasami ka humbur edhe një penallti në minutën e 55-të, ndërsa u zëvendësua në minutën e 74-rt nga Taulant Xhaka. Zhegrova doli nga loja në po të njëjtën minutë.
Te Lugano në bankën rezervë ishte portieri Amir Shaipi.