Pajtim Kasami ka realizuar gol ndërsa Edon Zhegrova ka asistuar në fitoren 3:1 të Baselit ndaj St. Gallenit. Ndeshja e luajtur të dielën mbrëma i takoi xhiros së gjashtë të Superligës së Zvicrës.
Zhegrova asistoi për Fabien Frei që realizoi për 2:1. Kasami shënoi në minutën e 70-të për rezultatin përfundimtar 3:1 në të mirë të Baselit, që ishte mysafir. Te Baseli pos Kasamit e Zhegrovës startoi edhe Orges Bunjaku. Tician Tushi u aktivizua si zëvendësues.
Betim Fazliji kompetoi ndeshjen te St. Galleni, kurse u aktivizua edhe Florian Kamberi.
Ndeshjet tjera të Superligës së Zvicrës nuk janë luajtur.
Artikuj të ngjashëm