Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edon Zhegrova shënon në fitoren e lartë të Baselit

Edon Zhegrova ka kontribuar me gol në fitoren e thellë të Baselit 4:1 kundër Luzernit. Ndeshja e luajtur të shtunën, i takoi xhiros së 25-të të Superligës së Zvicrës.

Zhegrova u inkuadrua në lojë në minutën e 80-të kurse tetë minuta më vonë shënoi golin e tretë për Baselin. Për Zhegrovën ky ishte goli i dytë këtë sezon në 22 paraqitje kampionale derisa ka edhe katër asistime.

Ndërkohë, Pajtim Kasami që ishte i pazëvendësueshëm te Baseli, asistoi në golin e katërt të shënuar nga Ardian Durrer në minutat e lojës shtesë.

Orges Bunjaku nuk u aktivizua fare te Baseli kurse te Luzerni ishte titullar Lorik Emini që u aktivizua deri në minutën e 87-të.

Me këtë fitore, Baseli ka tubuar 36 pikë dhe zë vendin e dytë në tabelë derisa Luzerni është i gjashtë me 31 pikë të mbledhura.