Baseli ka vazhduar me fitore në Superligën e Zvicrës duke e mposhtur të dielën Servetten me rezultat të thellë 5:1.
Ndeshja i takoi xhiros së tretë. Në këta takim nga minuta e parë u paraqiten Taulant Xhaka, Pajtim Kasami dhe Edon Zhegrova. Kasami asistoi te goli i parë i shënuar nga Arthu Cabral në minutën e 13-të. Ai realizoi edhe tre gola të tjerë përderisa në listën e shënuesve u regjistrua edhe Esposito.
Zhegrova luajti deri në minutën e 50-të, ndërsa është shquar me disa veprime. Kasami e Xhaka kanë kompletuar ndeshjen. Baseli udhëheq me 9 pikë.
Artikuj të ngjashëm