Amir Abrashi ka kontribuuar me asistim në fitoren 3:1 të Grasshopperit ndaj Baselit. Ndeshja e së dielës i takoi xhiros së tretë të elitës së Zvicrës.
Mesfushori Abrashi asistoi për golin e dytë, në minutën e 16-të. Florian Hoxha, Dion Kacuri dhe Elvir Zukaj qëndruan në stol te Grasshopperi.
Për Grasshopperin është fitorja e parë. Ka katër pikë në vendin e gjashtë. Baseli pësoi humbjen e dytë. Është i nënti me tri pikë.
Artikuj të ngjashëm