Portieri Loris Karius ka ndërprerë kontratën me gjigantin turk, Beshiktash, pas mosmarrëveshjes për shkak të pagave që nuk i janë dhënë. Kështu të paktën ka thënë portieri i Liverpoolit, që ishte i huazuar te Beshiktashi.
Liverpooli e ka huazuar gjermanin Karius te Beshiktashi në gusht të vitit 2018, pasi kishte paguar shifër rekorde për portierë për të firmosur me brazilianin Alisson. Kontrata e huazimit ishte për dy vjet.
Karius, që ishte kritikuar shumë për dy golat e pranuar në finalen e Championsit të humbur nga Liverpooli në vitin 2018, është ankuar vitin e kaluar në FIFA, duke pretenduar se Beshiktashi nuk e ka paguar atë për disa muaj.
“Sot kam shkëputur kontratën me Beshiktashin”, ka thënë 26-vjeçari në një postim në “Instagram”. “Është e turpshme që të përfundohet në këtë mënyrë, por ju duhet të dini që unë kam tentuar çdo gjë për të zgjedhur situatën pa asnjë problem”.
Ai ka thënë se ka ruajtur durimin për muaj të tërë. Por ka shtuar se gjëra të njëjta i kanë ndodhur edhe vitin e kaluar.
“Për fat të keq bordi i klubit nuk ka tentuar të zgjidh këtë problem dhe madje ka refuzuar sugjerimin tim për të ndihmuar duke hequr dorë nga paga”, ka shkruar Karius.
Ai do të kthehet te Liverpooli, por ka pak gjasë të mbetet te kjo skuadër, raporton Koha.net.