Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Karius shpreson të paraqitet sërish për Liverpoolin

Portieri i Liverpoolit, Loris Karius ka thënë se nuk ka kuptim që të largohet nga klubi, ndërsa beson se do të ketë rastin të impresionojë edicionin e ardhshëm.

Portieri gjerman është kthyer te Liverpooli pasi shkëputi kontratën e huazimit te Beshiktashi muajin e kaluar. Ai ka edhe dy vjet kontratë me Liveproolin.

“Nuk është e arsyeshme të them se do të largohem nga Liverpooli për një klub më të vogël, ndërsa unë jam vetëm portieri i dytë në skuadër. Nuk jam në presion dhe nuk kam nevojë për të ndryshuar skuadër. Si portier i dytë në Angli ju e dini se e fitoni rastin”, ka thënë Karius për “transfermarkt”.

“Aktualisht jam te klubi më i mirë në botë, që garon për tituj. Përreth kam nivelin më të lartë të mundshëm. Jam plotësisht i sigurt se jam në pozitë të mirë për të qenë në Liverpool. Kam kushte shumë të mira atje”, ka shtuar portieri që u bë i famshëm me gabimet në finale të Ligës së Kampionëve.

Artikuj të ngjashëm