Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Karateisti më i suksesshëm i Kosovës i jep fund karrierës

Karateisti më i mirë i Kosovës, Herolind Nishevci, ka vendosur t’i jap fund karrierës. Ai të hënën mbrëma ka njoftuar se më nuk do të paraqitet në arenat e karatesë.

“I kam dhënë fund paraqitjes nëpër gara. Kam përfunduar karrierën si karateist”, ka thënë Nishevci shkurt për KOHËN.

Nishevci po largohet herët nga karateja, në moshën 30-vjeçare. Ai bëri bujë duke fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të mbajtur në Linz të Austrisë në vitin 2016.

Ndërkohë vjet fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të mbajtur në Poreç të Kroacisë. Të dy këto medalje i ka fituar në kategorinë +84 kilogramë.

Nishevci ka edhe suksese tjera ndërkombëtare e vendore. Ai ka garuar edhe për Shqipërinë në të kaluarën. Medaljet e Nishevcit janë më të vlefshmet që karateja kosovare i ka fituar deri më tani.