Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pas Oranës, edhe Shabani e Nishevci fitojnë medalje

Suksesin e arritur nga Fortesa Orana të premten, e përsëritën të shtunën edhe karateistët Elhami Shabani dhe Herolind Nishevci.

Që të tre janë stolisur me medalje në Kampionatin Ballkanik të karatesë që po mbahet në Poreç të Kroacisë.

Shabani të shtunën në kategorinë deri në 75 kilogramë i fitoi katër luftëra, ndërsa u mposht në finale nga turku Enes Bulut.

Herolind Nishevci që u stolis me medalje të bronztë në kategorinë +84 kilogramë, fitoi katër luftëra po ashtu, ndërsa në luftën për vendin e tretë mposhti serbin Luka Vukoviq.

Kosova në këtë Kampionat po përfaqësohet me 11-të karateistë.