Federata e Karatesë e Kosovës të shtunën ka shpallur më të mirët e vitit 2021, ndërsa për ceremoninë ka njoftuar pak para mesnatës.
Më e mira e vitit 2021 është shpallur karateistja e Prishtinës, Antoneta Budakova. KK Prishtina u shpall klubi më i suksesshëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë ceremoni nuk ishin prezent kryetari i Federatës, Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Nazmi Gashi.
Ndërkohë gjatë ditës ka pasur reagime lidhur me shpalljen e më të mirëve. Është vlerësuar e padrejtë që Herolind Nishevci, fitues i medaljes së bronztë evropiane mos të shpallet karateist i vitit. Ka reaguar klubi i Nishevcit, Olimp. Vet Nishevci nuk është deklaruar.
Federata e Karatesë së Kosovës ka shpërblyer në ceremoninë e së shtunës dhjetëra karateistë e drejtues. Për shpalljen e më të mirëve për bazë janë marrë kritere të caktuara, ku janë llogaritur edhe sukseset në gara vendore.