Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kapitenia Poulin ia siguron Kanadasë të artën në hokej

Kapitenia e Kanadasë, Marie-Philip Puolin ishte më e merituara për medaljen e artë të ekipit të hokejit.

Poulin shënoi dy herë për t’ia siguruar Kanadasë fitoren përballë SHBA-së me rezultatin 3:2 në finalen e hokejit të femrave në Lojërat Olimpike Dimërore.

Me këtë triumf, Kanadaja iu hakmor SHBA-së për humbjen që ua shkaktoi në finalen e Olimpiadës së mbajtur në Pyeongchang para katër vjetësh.

Merita për këtë sukses të Kanadasë kanë edhe portieria Ann-Renee Desbiens që ndali 38 gjuajtje ndërsa Sarah Nurse shënoi golin tjetër dhe pati një asistim.

Kanadaja ka dominuar plotësisht në turneun e Pekinit pasi në shtatë ndeshje të luajtura në total në këto Lojëra ka regjistruar po aq fitore.

Kjo është medalja e pestë e artë për kanadezet në shtatë turnetë e fundit olimpik.